Telegrafi

Halsey thotë se është “me fat që është gjallë”, teksa rrëfen mes lotësh luftën e saj me leukeminë dhe lupusin

Artistja Halsey thotë se është “me fat që është gjallë” pasi foli për luftën e saj të fshehtë shëndetësore me lupusin dhe leukeminë.

Interpretuesja e hitit “Him and I” tregoi se ka qenë duke luftuar me lupusin dhe leukeminë në fshehtësi. Ajo ndau me fansat një video emocionale të saj që duket se dokumenton këngëtaren duke marrë infuzione dhe duke qarë.

“Një histori e gjatë e treguar shkurt, unë jam me fat që jam gjallë. Unë shkrova një album”, shkroi 29-vjeçarja në mbishkrimin e një fotoje në Instagram, shkruan DailyMail.

Ndërsa diagnoza e saktë nuk ishte menjëherë e qartë, ajo etiketoi shoqatat ‘The Leukemia & Lymphoma Society’ dhe ‘Lupus Research Alliance’ në postimin e saj.

Halsey thotë se ndihet si një grua e moshuar dhe i premton vetes se do të jetë e sëmurë vetëm dy vite më gjatë. Ajo ka planifikuar një “ribërthim” në moshën 30-vjeçare, duke ëndërruar të shëndoshet dhe të ketë shumë energji për të jetuar të 20-at në të 30-at e saj. Këngëtarja gjithashtu ka lëshuar një këngë të re të martën, një baladë akustike me titull “The End”.

Në një moment të videos së saj emocionale në Instagram, Halsey tregon një imazh të një shënimi në telefonin e saj të titulluar “the f***ing end of the world”.

Këngëtarja gjithashtu ka bërë një donacion për ‘The Leukemia & Lymphoma Society’ dhe për ‘Lupus Research Alliance’ së bashku me publikimin e këngës “The End”.

Në vitin 2022, Halsey publikoi në Instagram një njoftim ku tregonte se ajo ishte diagnostikuar me sindromi i Ehlers-Danlos, sindromi i Sjogren, sindromi i aktivizimit të qelizave të mastit – i njohur si MCAS – dhe sindromi i ortostatik postural i takikardisë, i njohur si POTS.

Ajo ka reaguar ndaj kritikëve që e kanë etiketuar si “të pashëndetshme” dhe “shumë të dobët” gjatë betejës së saj shëndetësore. Pas disa hospitalizimeve për anafilaksi dhe konsultimeve me “100k” mjekë për të gjetur shkakun e sëmundjes kronike të saj, ajo ka ndarë me ndjekësit dhe kritikët se “Sigurisht, shëndeti im ka ndryshuar shumë që kur u bëra shtatzënë dhe linda, dhe fillova të sëmurem shumë, shumë, shumë keq”.

Halsey gjithashtu vuan nga endometrioza dhe ka dhënë një përditësim më herët gjatë këtij viti në mars pas një procedure. Ajo postoi një foto në rrjetet sociale dhe shpjegoi se ishte “përsëri në pelena” gjatë procesit të rimëkëmbjes. /Telegrafi/