Telegrafi

Halsey pastron plagët e protestuesve në marshin e organizuar për George Floyd

Halsey (Foto: Mirror)

Artistë të njohur ndërkombëtarë kanë dalë në protesta për të mbështetur fushatën ‘Black Lives Matters’.

Kjo ka ndodhur për shkak të vrasjes brutale të George Floyd nga një polic, veprim ky që po konsiderohet si racizëm, shkruan Mirror.

Halsey është njëra nga këngëtaret amerikane, e cila përpos që i është bashkuar protestave, u ka dalë në ndihmë edhe atyre që janë lënduar.

(Foto: Mirror)

Ajo është parë duke i ndihmuar dy prej protestuesve, të cilët kanë mbetur të lënduar në fytyrë.

E shoqëruar nga ish- i dashuri i saj, Yungblud, krijuesja e hitit “Bad at Love” është parë me veshje sportive teksa ua pastronte plagët dy personave.

(Foto: Mirror)

Për këtë gjest të bërë, komente të shumta iu adresuan asaj, duke i thënë se janë duke e ekzagjeruar situatën.

“Unë duhej ta ndihmoja një njeri, fytyra e të cilit dukej se ka eksploduar sot. Kështu që para se të flisni nga shtëpitë e juaja se ne po i ekzagjerojmë gjërat, ju lutem merrni në konsideratë lëndimet e atyre që sakrifikuan”, ka shkruar ajo.

(Foto: Mirror)

Ndërkaq, përmes një postimi, këngëtarja kishte falënderuar edhe ish-të dashurin e saj, i cili iu bashkua për t’i ndihmuar. /Telegrafi/