Telegrafi

Halsey mahnit në bikini të kuqe, teksa merr rreze dielli në oborrin e shtëpisë

Halsey mahniti të gjithë të shtunën ndërsa ajo shfaqi figurën e mahnitshme trupore duke marrë rreze dielli në bikini të kuqe.

25 vjeçarja vuri në pah fizikun e saj atraktiv në pozat nga oborri i shtëpisë që shpërndau në llogarinë e saj personale, Instagram.

Autorja e hitit “Without Me” pozoi në një palë bikini dypjesëshe me dizajn të veçantë të kuqe me shtypje në formë gjarpri.

Halsey (Foto: Instagram)

Veshja tërheqëse ia theksoi tatuazhet e shumta që numëron në pjesë të ndryshme të trupit, të cilat e bëjnë edhe më unike.

“Gjarpër në kopsht”, përshkroi Halsey setin e fotografive, së bashku me një ‘emoji’ të trëndafilit të zgjuar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Halsey

Dukjen e kombinoi me një palë syze të kuqe e po ashtu kishte vënë edhe një buzëkuq të po të njëjtës ngjyrë.

Halsey (Foto: Instagram)

Halsey (e lindur si Ashley Frangipane) ka qenë më pak aktive gjatë muajve të fundit gjersa po vazhdon të jetë e izoluar me familjen e saj në Los Angeles.

Ajo dëshironte të fillonte me një turne botëror për të mbështetur albumin e saj “Manic”, i cili u publikua në janar, por iu desh ta ndërpresë turneun në mes të marsit për shkak të pandemisë së coronavirusit. /Telegrafi/

Halsey (Foto: Instagram)