Site icon Telegrafi

Halsey krahason fotot para dhe pas sëmundjes: Çdo hap që kam bërë është një mrekulli

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja amerikane, Halsey, së fundmi ka treguar se si po ecën rikuperimi i saj nga problemet shëndetësore.

Përmes profilit të saj në Instagram, i cili ndiqet nga më shumë se 30 milionë njerëz, ajo ka shpërndarë tre foto në të cilat ka treguar se si dukej në vitin 2023 dhe tani, ndërsa rikuperimin e cilësoi si një mrekulli.

“Hej. Thjesht dua të them se kështu dukesha dhe ndjehesha dy vjet më parë dhe çdo hap që kam bërë që atëherë është një mrekulli”, ka shkruar ajo në përshkrim, duke shtuar se tani duket shumë më e bukur.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo u diagnostikua me lupus dhe një çrregullim të rrallë limfoproliferativ në vitin 2022.

Me këtë postim, ka dashur të shprehë mirënjohje për miqtë, familjen dhe fansat në kohët e vështira që pasuan për shumë personazhe të njohur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Halsey

Halsey është një nga ato yje që iu desh të evakuonte shtëpinë e saj në Los Angeles për shkak të zjarreve.

Verën e kaluar theksoi se ishte me fat që ishte gjallë dhe zbuloi se këto çrregullime janë aktualisht nën kontroll, por që me siguri do t’i ketë për gjithë jetën.

Paraprakisht, ajo është përmbajtur nga njoftimi për gjendjen shëndetësore përmes rrjeteve sociale.

Së shpejti ka në plan t’i përkushtohet muzikës dhe po ashtu mendon të rikthehet në skenë. /Telegrafi/

Exit mobile version