Site icon Telegrafi

Halsey foli për luftën e saj me një sëmundje të rëndë: U ndjeva shumë e shëmtuar, nuk shikohesha në pasqyrë

Foto: Halsey/Instagram

Artistja amerikane Halsey ka zbuluar se në momentet më të vështira të sëmundjes së saj, ajo evitonte të shikonte veten në pasqyrë, raporton Page Six.

“Kisha një ndjesi shumë të keqe për gjithë kohën që isha e sëmurë. Nuk mund të njihja vetveten dhe nuk mund të shihja në pasqyrë, përveç kur vija lentet e kontaktit, dhe kjo për muaj të tërë. Isha e panjohshme dhe nuk më pëlqente të shihja veten. Ishte e tmerrshme”, tha Halsey.

Në vitin 2022, Halsey u diagnostikua me lupus sistemik eritematoz, një sëmundje autoimune.

Halsey ka folur edhe për gjendjen e saj shëndetësore në këngët e saj të fundit “The End” dhe “Lucky”, ndërsa më 25 tetor del albumi i saj i ri “The Great Impersonator”.

Për t’u përballur me realitetin, ajo gjeti një hobi të ri për t’u përkushtuar ndërsa djali i saj Ender flinte. Krijimi i shtëpizave për kukulla e ndihmoi atë të zhvillonte aftësitë motorike, të cilat ishin dëmtuar nga sëmundja.

Foto: Halsey/Instagram

“Gjatë sëmundjes nuk mund të hapja as një zarf apo të hiqja një ngjitës. Krijimi i shtëpizave të vogla kërkonte fokus dhe saktësi”, tha këngëtarja, e cila ishte në rrezik për jetën. Ajo e pëlqeu aq shumë këtë hobi sa filloi të krijonte edhe mobilje për shtëpizat.

“Fillova të krijoja mobilje nga zero dhe pastaj edhe tapeta të mia. Kur mendoj për këtë, është paksa e trishtueshme. Krijova këto botë të vogla paralele sepse nuk doja të isha prezent në botën time”, shtoi Halsey. /Telegrafi/

Exit mobile version