Halsey dhe i fejuari i saj, Avan Jogia, tërhoqën vëmendjen e të gjithëve në premierën e filmit erotik “Babygirl”, me aktoren Nicole Kidman në rol kryesor, që u mbajt në ‘DGA Theater Complex’ në West Hollywood, të mërkurën.
Këngëtarja 30-vjeçare, e cila i beson stilisten Lyn Alyson, u shfaq e veshur me një fustan të shkurtër prej lateksi rozë, që i theksonte linjat trupore. Veshja e saj përfshinte gjithashtu çorape të bardha të stilit të shkollës dhe taka të larta prej lëkure të zezë me shkëlqim.
Halsey (emri i plotë Ashley Frangipane) plotësoi pamjen me doreza të gjata deri në bërryl prej lateksi të zi dhe byzylykë argjendi me dryna të vendosur sipër tyre, shkruan DailyMail.
Për flokët, stilisti Marty Harper i dha prerjes së saj të shkurtër një valëz të lehtë në pjesën e përparme, ndërsa për grimin, Halsey përdori produktet e markës së saj About-Face Beauty dhe qerpikë të gjatë artificialë.
Ndërkohë, Avan, 32 vjeç, aktori i njohur nga Nickelodeon, zgjodhi një pamje tërheqëse me një bluzë me jakë të lartë të zezë, pantallona me vija dhe një rrip të stilit bondage që shtonte një prekje dramatike në pamjen e tij.
Çifti, që së shpejti do të martohen, kanë origjinë të përzier racore – Avan është gjysmë indian, ndërsa Halsey është me prejardhje gjysmë afro-amerikane.
Dyshja u shfaqën për herë të parë së bashku në publik në shtator 2023. Në prill, Halsey bashkëpunoi me Avan për një reklamë të quajtur “Energy Angel” për markën e saj të kozmetikës.
Më 12 shtator, këngëtarja e hitit Ego njoftoi përmes platformës X se ishte fejuar, pasi Avan, i lindur në Vancouver të Kanadasë, i kishte propozuar në Barcelonë, vendin ku ata ishin takuar për herë të parë.
“Nuk e kuptoja vërtet pse duhej martesa nga një këndvështrim emocional. Mendova, ‘Nëse e doni njëri-tjetrin, atëherë thjesht rrini bashkë!’… Por me të, diçka më bëri të kuptoj që doja ta bëja këtë hap. Nuk e shpjegoj dot, thjesht ndjej se është gjëja e duhur.”
Halsey aktualisht kërkon kujdestarinë e plotë të djalit të saj trevjeçar, Ender Ridley Aydin, nga marrëdhënia e saj pesëvjeçare me ish-partnerin Alev Aydin, që përfundoi në prill 2023.
“Avan ka tashmë një marrëdhënie me djalin tim,” tha Halsey me entuziazëm.
“Kur e shoh se si kujdeset për të në mënyrën më autentike të mundshme, mendova: ‘Mirë, ti je vërtet personi më i mirë’”. /Telegrafi/