Telegrafi

Haloterapia, tani edhe në Kosovë

Haloterapia e quajtur ndryshe “terapia me kripë”, ["halos" në gjuhën Greke do të thotë kripë], është trajtim 100% natyral, pa medikamente dhe pa efekte anësore. Ajo aplikohet në një ambient të kontrolluar të ajrit, me mikroklimë natyrale të shpellave të kripës. Haloterapia është inhalim natyral me aerosol të thatë të klorur natriumit (Haloaerosol), e që lehtëson dhe ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve si:

Alergjitë
Astma
Rinitet
Sinusitet
Rinosinusopatitë
Bronkitet
Fibroza Cistike
Vështirësitë në frymëmarrje
Tonsilitet, Faringitet, Otitet
Ftohja dhe gripi
Psoriaza
Ekzema
Dermatitet
Përmirësimin e sistemit imunitar
Rehabilitimet postoperative (estetike, të sinusëve etj)
Rehabilitime pas gjendjeve të stres/traumës, dhe depresionit.

Halotherapy Kosova ka mundësuar për herë të parë në rajon aplikimin e Haloterapisë së kontrolluar, ku ventilimi, klimatizimi dhe mirëmbajtja e nivelit te aerosolit në Halodhoma janë parakushte themelore për aplikim të Haloterapisë. Halodhomat, apo hapësirat ku aplikohet Haloterapia janë tërësisht të veshura me kristalet e shpellave te kripës së Himalajeve. Ajri në Halodhomë është i monitoruar nga një aparaturë speciale e quajtur Halogjenerator, i cili është i pajisur me mikroprocesor dhe sensor laserik që mirëmban në vlera optimale dhe standarde temperaturën, lagështinë dhe nivelin e koncentrimit të aerosolit të thatë të klorur natriumit në Halodhomë. Kjo teknologji e avancuar mundëson aplikimin e Haloterapisë së kontrolluar, e që është parakusht për një terapi të suksesshme.

Halogjeneratorët të cilët e mikronizojnë kripën e pastër farmaceutike dhe e lirojnë në Halodhomë në formë të aerosolit të thatë, janë më të sofistikuarit dhe më të avancuarit në treg. Kompania Halomed është pioner në prodhimin e Halogjeneratorëve me rreth 4000 halogjeneratorë të instaluar në vende të ndryshme të botës. Halomed gjithashtu ka ekipin e vet të ekspertëve të cilët kanë punuar pa ndërprerë më shumë se dy dekada për të formuluar standardet më të suksesshme në aplikimin e Haloterapisë, standarde të cilat janë bazuar në studime klinike te kryera përgjatë dy dekadave të fundit. Në krye të këtijë ekipi është pulmologia Prof. Dr. Alina Chervinskaya, e cila është edhe patentuese e Haloterapisë së kontrolluar.

Haloterapia është treguar me efekte të shumëfishta në organizëm si: anti-bakterial, anti-inflamator, anti-edematoz, mukolitik, hiposensitiv, imuno-rregullues, reperativ-regjenerues – dermal, normalizues i Ph së lëkurës, mirëmbajtës të lëkurës, anti-stres dhe relaksues.

Qendra e trajtimit me Haloterapi në Prishtinë ju ofron pacientëve një ambient tejet relaksues dhe atraktiv. Kjo qendër posedon dy Halodhoma, një për të rritur dhe një për fëmijë, dhe ofron çmime te arsyeshme, me zbritje për shumë kategori të shoqërisë Kosovare. Seancat dhe doza e terapisë ndryshojnë varësisht nga mosha dhe sëmundja e pacientit.

Halotherapy Kosova me qendër në Prishtinë

Halotherapy Kosova, gjithashtu bën ndërtimin dhe instalimin e Halodhomave me standarde të Halomed. Deri më tani kjo kompani ka ndërtuar dhe instaluar një Halodhomë në Pejë, me kërkesë të një klienti, dhe në të ardhmën pritet fillimi i instalimit të Halodhomave edhe nëpër qytetet tjera në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, varësisht nga kërkesat e klientëve.
Për më shumë vizitoni faqet, www.halotherapy-ks.com, www.facebook.com/halotherapy.ks