Pos që kjo teknikë mund t’i ofrojë natyrshëm sytë e larguar, është ideale për zmadhimin e syrit, por edhe kombinohet perfekt me të gjitha nuancat dhe teksturat
“Halo eyes” arrihet me aplikimin e nuancave të errëta në pjesën e brendshme dhe të jashtme të syrit, derisa në mes aplikohen ngjyra të shndritshme, shkëlqyese apo së paku të zjarrta, transmeton Telegrafi.
Për fillim mesin e kapakut të syrit dhe mesin e pjesës së poshtme plotësoni me nuancë të shndritshme të hijesimit rreth të cilit ndaj pjesëve të jashtme të syrit do të shkëlqejë hijesimi gjithnjë e më i errët.
Nuanca më e errët do të duhej të gjendej sa më larg nga nuanca fillestare, në këndin e brendshëm dhe të jashtëm të syrit.
Mos harroni ta konturoni edhe kthesën e syrit me të cilën do të “rrumbullakosni” aureolën. Gjithsesi propozojmë të theksoni gjithë dukjen.
/Telegrafi/