Trafiku Urban në Prishtinë u ka bërë apel prindërve që të kujdesen që fëmijët e tyre të mos i godasin autobusët me ve dhe gjësende tjera pasi kjo mund të rrezikojë udhëtarët dhe sigurinë në rrugë në përgjithësi.
Trafiku Urban po ashtu njofton se në të kundërtën ndërmarrja do të përdorë kamerat e vendosura në autobusë dhe në bashkëpunim me institucionet e rendit do të sigurohet që ata që e dëmtojnë pronën të ndëshkohen.
Lexoni të plotë njoftimin e Trafikut urban:
Apel për prindërit dhe fëmijët
Të nderuar prindër dhe fëmijë,
Ne jemi të lumtur që kemi mundësinë t’ju shërbejmë në përditshmëri, në ditë pune e mësimi, fundjave apo ditë feste.
Sot, me rastin e Halloween, ju lutemi të kujdeseni që fëmijët tuaj të mos godasin me vezë apo gjësende të tjera autobusët, pasi kjo mund të rrezikojë udhëtarët dhe sigurinë në rrugë në përgjithësi.
“Trafiku Urban” është në shërbim të të gjithëve, andaj ju lusim të mos dëmtoni pronën e përbashkët. Në të kundërtën ndërmarrja do të përdorë kamerat e vendosura në autobusë dhe në bashkëpunim me institucionet e rendit do të sigurohet që ata që e dëmtojnë pronën të ndëshkohen.
Për ne siguria e të gjithë udhëtarëve është prioritet.
Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!. /Telegrafi/