Një video realisht e frikshme ajo që postoi në Facebook, Saimir Tahiri.
Këshillën e zakonshme të policisë rrugore për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, Ministri i Brendshëm e ka përshtatur me atmosferën e festës së Halloween.
Për këtë ka përdorur pamjet e njerëzve të vdekur në rrugët e Shqipërisë.
Makina të shkatërruara, njerëz të vdekur në rrugë, ngjyrosur nga e kuqja e gjakut, nën sfondin e tingujve të një muzike tipike të filmave horror.
Fatkeqësisht pamjet që ka përdorur Tahiri nuk janë nga skenat e filmave, por nga ngjarje reale ku kanë mbetur të vdekur qytetarët shqiptarë. /lapsi.al/