Para se të zhvillohen Zgjedhjet Presidenciale në Shtete të Bashkuara, më parë është Halloween ku të gjithë zgjedhin nga një kostum.
Por, meqenëse është gara e kandidatëve për Shtëpi të Bardhë, festa ka marrë karakter politik dhe shumë po zgjedhin të duken sikurse Hillary Clinton apo Donald Trump, transmeton Telegrafi.
Madje, maskat qe e shfaqin këtë të fundit, janë për 30 për qind më të shitura se sa ato të kundër-kandidates së tij, që dikur ishte Zonja e Parë e vendit.
Mirëpo, duke marrë parasysh se maskat vendosen për ta përqeshur dikë, besohet se njerëzit janë në favor të Clinton dhe janë kundër miliarderit Trump. /Telegrafi/