Festa tashmë e njohur në mbarë botën si Halloween, e cila ndryshe njihet edhe si Nata e Shtrigav, sonte është duke u shënuar edhe në sheshet e Prishtinës.
Edhe pse moti është i ftohët, shumë prej fëmijëve kanë veshur kostume nga më të ndryshmet për të kremtuar këtë festë.
Fëmijëve u pëlqen të vishen me rroba të ndryshme dhe me maska, duke u munduar që të paraqesin një identitet sa më të frikshëm, ku nuk mungojnë as gjuajtjet me vezë ndaj kalimtarëve të rastit.
Por, ka edhe nga të rriturit që e pëlqejnë këtë natë, të cilët sonte po defilojnë në sheshet e Prishtinës.
Halloween e ka prejardhjen në kremtimin e ndërrimit të viteve të kalendarit të Keltëve, natën midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit.
600 vjet p.e.s. populli kelt mirëpriste në këtë mënyrë muajt e errët të dimrit, duke u ndarë në të njëjtën kohë nga periudha e lulëzuar e verës.
Druidët, lloj besimi, ia përkushtonin këtë natë Zotit të tyre të vdekjes, Samhain. Gojëdhëna thotë se ai i mblodhi shpirtrat e të vdekurve të 12 muajve të vitit të shkuar, pasi ata i kishin larë mëkatet e tyre dhe i dërgoi në parajsën e keltëve. Njerëzit mblidheshin në kodrat mbi tokat e tyre dhe duke ndezur zjarre të mëdhenj, largonin shpirtrat e këqij të vitit paraprak. Më pas, shuanin përkohësisht zjarrin në shtëpitë e tyre dhe pak më vonë e ndiznin përsëri.
Kështu emri Halloween i ka rrënjët në Evropë. Kisha ua mori Keltëve këtë zakon gjatë përhapjes së krishterimit. Ishte At Gjergji i IV i cili në vitin 837 e ringjalli 1 nëntorin, duke e quajtur Dita e të gjithë shpirtrave. Për të mos shtrembëruar besimin te Samhai, kjo ditë është menduar të jetë edhe dita e të vdekurve.
Vetëm në shek. XIX Halloween arriti të kalojë Atlantikun për në Amerikën Veriore së bashku me pasardhësit e Keltëve. Irlandezët, të cilët shtegtuan atje për shkak të kushteve të këqija për jetës. Atje, ky zakon u përhap shpejt në të gjithë vendin, por gjatë përhapjes pësoi edhe ndryshime të dukshme.