Tash e 600 vjet para erës sonë, populli kelt mirëpriste në këtë mënyre muajt e errët të dimrit duke u ndarë në të njëjtën kohë nga periudha e lulëzuar e verës.
Druidët (lloj besimi) ja përkushtonin këtë natë Zotit të tyre të vdekjes, Samhain.
Legjenda thotë se ai i mblodhi shpirtrat e të vdekurve të 12 muajve të vitit të shkuar, pasi ata i kishin larë mëkatet e tyre dhe i dërgoi në parajsën e keltëve, transmeton TribunaChannel.
E festën e Halloween, nuk e lanë pa e festuar edhe fëmijët e kopshtit “Joni” në kryeqytet. Të maskuar si mace, si tigra, të veshur si princesha e si heronj të ndryshëm, fëmijët e kopshtit “Joni” festuan sot festën e Halloween së bashku me edukatorët dhe bashkëmoshatarët e tyre.
Dhjetra fëmijë ta të gëzuar kanë kërcyer e kanë luajtur lojëra të ndryshme, për nder të 31 tetorit, në oborrin e kopshtit të tyre.
Të kapur dorë për dore, ata befasuan prindërit dhe mësueset e tyre me mënyrën se si vallzonin dhe luanin lojërat, duke admiruar bashkëmoshatarët dhe shokët e shoqet në kopsht.