Telegrafi

Hallgrimsson: Këta janë dy lojtarët më të rrezikshëm të Kosovës

Trajneri i Islandës, Heimir Hallgrimsson, ka folur fjalë të mira për Bernard Berishën dhe Milot Rashicën.

Ai thotë se rreziku vjen nga krahët e mesfushës dhe kundërsulmet janë të rrezikshme.

“Berisha dhe Rashica janë lojtarë të mirë në situatat një me një. Kundërsulmi i Kosovës është shumë i rrezikshëm”.

“Ne e kemi analizuesin e skuadrës së Kosovës dhe kemi informacione për çdo lojtarë. E dimë që është tubuar Besart Berisha. Nuk ka shumë informacione për të dhe nuk e di se a do të luajë”, ka thënë Hallgrimsson. /Telegrafi/