Telegrafi

Halle Bery publikon një imazh në versionin mashkull

Fituesja e një çmimi Oscar, Halle Berry ka publikuar një fotografi të transformimit të saj mjaft interesant.

Edhe pse deri më tani jemi mësuar që të shohim prej saj imazhe tejet seksi, ajo ka sjell së fundi diçka krejtësisht ndryshe.

Imazhin e fytyrë e mori dhe e vendosi mbi foton e fytyrës së kolegut hollivudian, Will Smith dhe në këtë formë krijoi karakterin mashkull të saj.

Tashmë aktorja e bukur ka pohuar publikisht se është beqareshë pas përfundimit të lidhjes me
producentin britanik, Alex Da Kid.

Aktorja nga marrëdhënia me modelin kanadez Gabriel Obri ka një vajzë, Mala, dhe me Oliver Martinezin ka djalin, Massa Roberta.

Ndryshe, Berryn do ta shohim në disa projekte të reja filmike hollivudiane gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/