Aktorja hollivudiane, Halle Berry, është ndër yjet që nuk hezitojnë t’i tregojnë arritjet e tyre pas ushtrimeve intensive në palestër.
Ajo e kalon kohën më të madhe të ditës në palestër, ku ushtron vazhdimisht. Prandaj, është e kuptueshme që ka një trup të formësuar, të cilin e tregon shpesh përmes fotografive që i publikon në rrjetet sociale.
Muaj më parë, 53-vjeçarja publikoi një fotografi, në të cilën i ekspozonte muskujt e barkut, ndërsa së fundmi ka pozuar duke ushtruar.
Në një tjetër fotografi të publikuar para disa ditësh, ajo ka pozuar e zhveshur në pjesën e sipërme, megjithatë nuk e ka ekspozuar modestinë e saj, ndërsa ka marrë komplimente të shumta nga fansat.
Berry aktualisht është duke punuar në forcimin e muskujve të saj për nevojat e filmit “Bruised”, në të cilin pos që është aktore, punon edhe si regjisore.
Në atë film do ta luajë rolin e një luftëtareje të MMA, Jackie Justice, e cila përpiqet të kthehet në formë. /Telegrafi/