Site icon Telegrafi

Halle Berry shfaqet me stil të transformuar flokësh në “Oscars 2021”

Halle Berry Foto: Mirror

Halle Berry pothuajse asnjëherë nuk zhgënjen fansat e saj.

Kështu, gjatë paraqitjes së saj në “Oscars 2021” ajo zgjodhi që të shfaqet me një stil më ndryshe se herëve të tjera, shkruan Mirror.

Aktorja vendosi që të shkurtojë flokët e saj, duke bërë që të duket edhe më atraktive në sytë e publikut.

Ajo edhe kohëve të fundit është vërejtur  duke kapur flokët, ndërsa tani i ka shkurtuar ato sipas dëshirës së saj.

Ky transformim i komentua menjëherë në rrjet, duke u shpërndarë fotografi të saj me mbishkrime pozitiv.

Edhe paraqitja e aktores në eveniment u pëlqye tej mase, ndërsa u shfaq me një fustan ngjyrë rozë. /Telegrafi/

Exit mobile version