Halle Berry ka thyer tre brinjë gjatë përgatitjeve për xhirimet e filmit “John Wick: Chapter 3 – Parabellum”. Aktorja bëri aq shumë prova përpara se të xhironte skenat aktuale, saqë pësoi lëndime të rënda.
Berry e cila luan rolin e Sofias përkrah Keanu Reeves, duke folur për vështirësitë e xhirimeve, është shprehur: “Theva tre brinjë kur po përgatitesha për John Wick”.
Megjithëse kishte nevojë për kujdes mjekësor, Halle duket krenare për lëndimet që mori, pasi i përshkroi si ‘simbol nderi’ – transmeton KP.
“Nuk e dimë sesi ndodhi. Punova disa kohë me brinjët e thyera derisa nuk munda më. Ishin orë e orë të tera trajnimi për realizimin e skenave. Bënim stërvitje me armë, trajnimin e qenve”, ka deklaruar 52-vjeçarja për Extra.
Kjo është hera e parë që Halle Berry do të luajë në serinë e filmave aksion për vrasësin John Wick që portretizohet nga Keanu Reeves.