Telegrafi

Halle Berry rikthehet në Netflix për filmin “Our Man From Jersey, së bashku me Mark Wahlberg

Halle Berry dhe Mark Wahlberg Foto: Daily Mail

Aktorja e njohur, Halle Berry, tashmë do të jetë sërish në përmbajtjen e filmave të Netflix.

Ajo së bashku me aktorin Mark Wahlberg do të luajnë në filmin “Our Man From Jersy”, që do të jetë i zhanrit ‘spy thriller’, shkruan Daily Mail.

Asnjë regjisor për momentin nuk është duke u marrë me punën e xhirimeve, andaj nuk i dihen shumë detaje për të.

Derisa nuk ka detaje as për rolet e dyshes, historia do të përshkruhet sikur ‘jaka e kaltër e James Bond’.

Wahlberg në anën tjetër do të merret edhe me produksion, së bashku me partnerin e tij, Steven Levinson.

Këta të fundit kishin treguar sukses të madh në filmin “Spenser Confidential”, i transmetuar po ashtu në Netflix. /Telegrafi/