Halle Berry është një prej yjeve të vazhdimit të shumëpritur të filmit të tretë për vrasësin John Wick.
Aktorja hollivudiane ka bërë përgatitje të shumta për xhirimet e “John Wick: Chapter 3 – Parabellum”, saqë në disa raste ka pësuar edhe lëndime të rënda.
https://telegrafi.com/tag/halle-berry/
Në profilin e 53-vjeçares në Instagram është publikuar një video ku shihet angazhimi i madh që është dashur të bëjë aktorja gjatë përgatitjeve për skenat filmike.
Kjo është hera e parë që Halle Berry do të luajë në serinë e filmave aksion për vrasësin John Wick që portretizohet nga Keanu Reeves.
Në “John Wick: Chapter 3 – Parabellum”, ajo luan rolin e Sofias, ndërsa më herët i kishte thyer tre brinjë gjatë përgatitjeve për skenat filmike. /Telegrafi/