Site icon Telegrafi

Halle Berry mori vëmendje me një fustan të kuq elegant, ndërsa shkon në ‘Jimmy Kimmel Live’

Halle Berry u pa në Los Angeles përpara se të shkonë në shfaqjen ‘Jimmy Kimmel Live’.

Aktorja 58-vjeçare mahniti me një fustan të kuq seksi, me një dekolte të hapur dhe me një palë këpucë ngjyrë metali.

Ajo mbante një palë syze dielli, ndërsa ecte nëpër Hollywood, shkruan DailyMail.

Flokët e saj ishin stiluar në valë seksi dhe voluminoze.

Ylli i “Catwoman” kishte një shkëlqim rreth saj teksa hynte në studio për të promovuar filmin e saj të ri horror, “Never Let Go”.

Për paraqitjen e saj televizive, ajo kishte veshur një grim të butë. Ndryshe nga fustani i saj i kuq, ajo ka aksesuar unaza argjendi të zbukuruara me gurë të çmuar e të ndritshëm.

Në shfaqje, ajo do të diskutojë filmin e saj më të ri – i cili u publikua gjatë fundjavës të premten, më 20 shtator. /Telegrafi/

Exit mobile version