Aktorja e popullarizuar, Halle Berry, me vite të tëra çmohet për figurën e saj trupore.
Dhe për fansat e saj, ajo ka vendosur të tregojë sekretin që tregon prapa linjave të 51-vjeçares.
Në një postim në rrjetet sociale, fituesja e Oscarit ka treguar për rutinën e ushtrimeve të saja që e ka shoqëruar me një fotografi dhe video.
Në shkrimin e saj të gjatë në Instagram, aktorja u ka kërkuar ndjekësve të saj që të kujdesen për veten e tyre.
“Keni pyetur si të filloni? Është e thjeshtë… Vetëm vendosni t’ia nisni! Sot vendosni se ia vlen!”.
“Më besoni, e di se është vështirë të përqendroheni dhe t’i kushtoni kohë stërvitjeve çdo ditë, por brenda 24 orëve në ditë, mund të ndani një orë dhe t’ia kushtoni vetes!”.
Halle, e cila është nënë e dy fëmijëve, në videon që e shoqëron postimin ka treguar një formë të ushtrimeve. /Telegrafi/