Halle Berry është një ndër aktorët që i kushton më së shumti pamjeve fizike dhe shëndetit.
Edhe në dekadën e gjashtë, forma e saj është e përsosur, dhe kohët e fundit deklaroi se pret edhe më shumë në vitin e ardhshëm.
Shumë prej tyre janë të mendimit se edhe pse ka 52 vjet, aktorja duket si një 25-vjeçare, duke iu falënderuar dietës së disiplinuar dhe stërvitjeve të rregullta.
“Vendosni synime të vërteta për vitin e ardhshëm, shkruani ato diku, dhe varni në mënyrë që t’i mbani para syve tuaj, kështu që ju do të qëndroni të fokusuar gjatë gjithë vitit”, tha aktorja.
Ajo përmes Instagramit u tha fansave se vitin e ardhshëm dëshiron të ketë muskuj të barkut, të rrisë intensitetin e ushtrimeve dhe t’i kushtojë edhe më shumë kohë vetes, transmeton KosovaPress.
“Të vrapoj më shumë, të mësoj artet e reja marciale dhe dua të frymëzoj edhe më shumë njerëz, në mënyrë që ata t’i përkushtohen vetes”, ka thënë ajo. /Telegrafi/