Ajo së fundmi ka qenë duke I shfaqur disa probleme me fansat në rrjete sociale.
Por, kjo nuk e ka ndaluar Halle Berry që të pushojë në bregdet, e më pas të sjell imazhe atraktive, shkruan Daily Mail.
54-vjeçarja gjatë ditës së djeshme (e hënë) zgjodhi që të lë gojëhapur fansat, të cilët e përkrahin vazhdimisht.
Bukuroshja brune u pa në një fotografi teksa pozonte e veshur me bikini, që përmbanin ngjyra të shumta.
Ajo në rend të parë kishte vënë fizikun e formësuar, për të cilin punon ta mbajë në formë.
“Nëse përfshin bikini, përgjigjja ime është gjithmonë po”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Berry përndryshe është tejet aktive në palestër, nga ku sjell shpesh instruksione të shumta. /Telegrafi/