Halle Berry iu është bashkuar rrjeteve sociale, edhe atë duke publikuar një fotografi që e shfaq të zhveshur në pjesën e sipërme.
Aktorja ka ‘debutuar’ në Twitter dhe Instagram me një fotografi të sajën, në të cilën ka pozuar nga prapa.
“Përshëndetje të gjithëve”, e ka nisur shkrimin e saj fituesja e Oscarit.
“Planifikoj ta ndajmë botën tonë përmes imazheve që reflektojnë emocionet dhe perceptimet e mia”.
“Kam paksa frikë nga fotografia dhe aftësia e saj për të kapur dhe reflektuar këtë botë të jashtëzakonshme, në të cilën jetojmë”, shkruan më tej. /Telegrafi/