Telegrafi

Halle Berry e dëshmon që mosha është vetëm numër, aktorja 55 vjeçe duket e mahnitshme në fotosesionin e ri

Halle Berry po dëshmon edhe një herë se për të mosha është vetëm një numër.

Aktorja, 55 vjeçe, shfaqi sërish fizikun e saj në Instagram gjatë fundjavës, në përpjekje për të frymëzuar të tjerët që të jetojnë shëndetshëm.

“Gjeje çfarë? E premtja e fitnesit po rikthehet!”, ka shkruar Berry në mbishkrimin e parë të një serie fotosh në bikini teksa ishte në plazh së bashku me trajnerin e saj.

Foto: WireImage

“Unë dhe Peter Leethomas nuk kemi punuar dhe nuk kemi qenë bashkë për një kohë … por jemi rikthyer, gati t’ju japim më shumë argëtim dhe këshilla të së premtes në fitnes dhe të vazhdojmë t’ju inkurajojmë gjatë rrugëtimit tuaj të fitnesit!””, ka thënë tutje ylli i filmave.

“Asnjë justifikim… ju keni një javë për t’u përgatitur! Le të rishqyrtojmë këtë së bashku! Gëzuar të premten e fitnesit!”, përfundoi ajo shkrimin.

Foto: Halle Berry/Instagram

Në një fotografi të veçantë, Berry tregoi këmbët e saj të tonifikuara ndërsa hidhej lartë dhe tregonte fizikun e përkryer, shkruan PageSix.

Në tetor 2020, Berry zbuloi arsyen pse vendosi të niste një udhëtim serioz fitnesi.

“Ndihem dhe dukem më e re se kurrë, sepse po punoj sepse dua të jem aty për fëmijët e mi”, tha aktorja gjatë një interviste.

Foto: Halle Berry/Instagram

“Unë dua të jem pranë nipërve të mi, dhe jo vetëm t’i shoh ata të lindin … dua t’i shoh ata të rriten”, shtoi tutje Halle.

Edhe pse ylli i “Catwoman” ka qenë gjithmonë në formë të shkëlqyer, Berry tregoi në vitin 2019 se ajo kishte formësuar barkun për herë të parë për shkak të regjimentit të saj të rreptë.

Foto: Getty Images

“Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa të vendosësh një qëllim dhe ta mbash atë,” shkroi Berry atë kohë.

Aktorja është nënë e dy fëmijëve, ndërsa aktualisht po shijon romancën me producentin, Van Hunt. /Telegrafi/