Telegrafi

Halle Berry duket vitale dhe në formë të mirë trupore pak ditë pasi i mbushi 56 vite

Halle Berry u fotografua duke kryer punë në Los Angeles të premten pasdite.

Aktorja 56-vjeçare shfaqi këmbët e saj muskuloze e veshur me një palë pantallona të shkurtra ngjyrë bezhë gjatë shëtitjes së saj të shkurtër jashtë.

Berry i kombinoi pantallonat e shkurtra me një bluzë të bardhë pa mëngë, me një dekolte të thellë, shkruan DailyMail.

Ajo eci mbi trotuar me një palë sandale në ngjyrë të gjelbër.

Aktorja fituese e çmimit “Oscar”, ishte e pajisur me një palë syze dielli elegante ngjyrë rozë dhe disa bizhuteri argjendi.

Berry i kishte prerë shkurtë flokët e saj, ndërkohë që një pjesë të tyre të shndërruara në bionde, i kishte lëshuar anash.

Ajo kishte veshur më parë të njëjtën bluzë pa mëngë në një fotografi që e publikoi për fansat e saj në Instagram në fillim të këtij muaji.

Duke përfituar plotësisht nga ora e artë, ylli dha një buzëqeshje seksi për kamerën ndërsa ishte e zbukuruar me bizhuteri ari.

Aktorja e famshme përndryshe festoi ditëlindjen e saj të 56-të në fillim të këtij muaji.

Përkundër viteve, ajo duket mjaft vitale dhe në formë të mirë trupore. /Telegrafi/