Telegrafi

Halle Berry do të jetojë në Francë kur t’i rritet vajza

46-vjeçarja planifikon të fillojë një jetë të re në Evropë me të fejuarin Olivier Martinez, mirëpo ish-partneri i saj, Gabriel Aubry, ia ka prishur planet duke mos e lejuar që ta marrë vajzën e tyre Nahla (pesëvjeçare) me vete.

Ylli i filmit “Catwoman” është e gatshme që të presë derisa vajza e saj të arrijë moshën e duhur për të qenë në gjendje të vendosë se ku dëshiron të jetojë.

“Sipas të gjitha gjasave, nuk do të ndodhë derisa vajza ime të mbushë 18 vjet dhe ta kryejë kolegjin. Kur Nahla të mbushë 18 vjet, ajo do të jetë ligjërisht e gatshme për të marrë vet vendimet se ku dëshiron të jetë dhe mendoj se atëherë, kur ajo t’i marrë vendimet, do të shkojmë atje”.

“Ai është vendi ku dua t’i kaloj ditët e fundit të jetës sime, kjo është e sigurt”, ka deklaruar aktorja fituese e Oskarit. /Telegrafi/