Në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa imazhe, në të cilat Halle Berry është parë duke u stërvitur për një rol të ri filmik.
Aktorja hollivudiane e ka angazhuar një prej yjeve të njohura të arteve të përziera marciale, Brian ‘T-City’ Ortega, që t’i ndihmojë për filmin e ri.
Ky partneritet ka marr vëmendjen duke qenë se në muajin e kaluar, 52-vjeçarja e publikoi një fotografi me 28-vjeçarin duke thënë se ka një simpati për të.
Dy protagonistët kishin qëndruar bashkë në rreshtin e parë në ‘UFC 232’ në Inglewood të Kalifornisë në muajin dhjetor për të përcjellë meçet e kësaj gare.
Dhe duke qenë se kishte nevojë të stërvitej nga një profesionist, ajo e ka zgjedhur Ortegan – brazilianin, i cili është një prej praktikuesve më të mirë të Jiu-Jitsu dhe renditet i dyti në kategorinë shumë të lehtë.
Halle luan rolin kryesor dhe është regjisore e filmit të titulluar “Bruised”, ngjarja e të cilit sillet rreth një luftëtareje të MMA-së. /Telegrafi/