Site icon Telegrafi

Halle Berry akuzon ish-të dashurin e saj, Gabriel Aubry për lidhje incesti

Aktorja e famshme amerikane, Halle Berry, akuzoi ish-të dashurin e saj për një lidhje incesti.

Ish-vajza e Bond pretendoi në dokumentet e gjykatës se Gabriel Aubry, 43- vjeçar, ishte në një lidhje me një anëtar të familjes “për disa vite”.

Aubry, një nga nëntë fëmijë, dyshohet se e kishte filluar atë ndërsa ishte rritur duke lëvizur nga një jetimore në tjetrën. Ai gjithashtu akuzohet për fjalor racist ndaj vajzës së tij dhe aktores Berry.

Gabriel Aubry dhe Halle Berry (Foto: Getty Images/ Guliver)

Berry, 53 vjeçare dhe Aubry u lidhën bashkë në vitin 2005 por luftuan një betejë të hidhur për kujdestari pas ndarjes së tyre në vitin 2010 – duke arritur kulmin në një përleshje shpërthyese në vitin 2011 kur Berry u përpoq të merrte vajzën e saj për të jetuar në Francë.

Dokumente të pazbardhura nga çështja, të marra nga The National Enquirer, zbulojnë se çifti kishte bërë seks vetëm tre herë në vit – pasi modeli kanadez Aubry luftoi me efektet e incestit të tij.

Berry dëshmoi, “Pas gjashtë muajve të parë të lidhjes sonë, jeta jonë seksuale u zvogëlua dhe pas një viti ne patëm seks më pak se tre herë në vit”.

Gabriel Aubry dhe Halle Berry (Foto: Getty Images/ Guliver)

Ekipi i saj ligjor pretendoi se lidhja e ndyrë – filloi kur Aubry ishte në kujdestari – vazhdoi “me vite”.

Ajo gjithashtu pretendoi se ai kishte një histori të problemeve të shëndetit mendor dhe vuante nga depresioni dhe ankthi social, por nuk pranoi të kërkojë ndihmë profesionale.

Ajo shtoi, “Gabriel refuzoi të njohë ose pranojë përgjegjësinë për këto çështje. Në vend të kësaj, ai kritikoi trupin tim në mënyra që ishin shumë poshtëruese ndaj grave. Më në fund e binda atë të shkoj te një terapist i përbashkët për të adresuar këto çështje”.

Gjykatësi përfundimisht hodhi poshtë kërkesën e Berry për të transferuar Nahla, tani 11- vjeçare, në Francë me të dashurin e atëhershëm Olivier Martinez.

Dy javë më vonë, Aubry dhe aktori francez Martinez patën një luftë brutale me grushta në shtëpinë e Berry’s California. Martinez dyshohet se goditi Aubry dhe i përplasi kokën në rrugë.

Fotografia e Aubry pas përleshjes me Martinez (Foto: Associated Press)

Berry dhe Martinez u martuan në vitin 2013 dhe kishin djalin Maceo para se të ndaheshin dy vite më vonë. /Telegrafi/

Exit mobile version