Aktorja e Hollivudit, Halle Berry u shfaq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes.
Ajo kishte veshur një fustan të gjatë ngjyrë të kuqe të mbylltë gjersa mori lëvdata prej fansave.
Ajo publikoi fotografinë e bërë në tepihun e kuq të festivalit në llogarinë personale në Instagram gjersa 52-vjeçarja duket më mirë se kurrë.
Gjatë karrierës së saj, ish-“Bond Girl” u nominua për më shumë se katër herë në Golden Globes.
Ajo fitoi këtë çmim prestigjioz në vitin 2000 për rolin në filmin televiziv “We represent you, Dorothy Dandridge”.
Herën e fundit ajo u nominua në vitin 2011 për rolin në dramën biografike “Frenki dhe Alice”.
Ndryshe, Berry ka dy fëmijë, Nahla Ariela Aubry dhe Maceo Robert Martinez nga tre martesat e mëparshme. /Telegrafi/