Telegrafi

Hallakamë në ndërmarrjen ‘Pastrimi’ (Foto)

Asamblistët e Komunës së Prishtinës, së bashku me 100 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bllokuar në mëngjesin e sotëm dyert e ndërmarrjes ‘Pastrimi’, duke mos lejuar drejtorin Feim Salihu. Ndërkohë, ka pas përleshje të punëtorëve të ndërmarrjes Pastrimi, ku një person është dërguar në stacionin policor.

Vetëvendosje bashkë me asamblistët dëshirojnë ta heqin drejtorin siç e quajnë uzurpatorin, Feim Salihu. Ata nuk kanë penguar punëtorët tjerë të ndërmarrjes dhe po ashtu edhe makinerinë, pasi qëllimi kryesor ka qenë vetëm Feim Salihu.

Në anën e protestuesve i kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre edhe një numër i punëtorëve të kësaj ndërmarrje. Aktivistët së bashku me asamblistët e Komunës së Prishtinës do të vazhdojnë të rrinë para dyerve të kësaj ndërmarrje derisa vendimi i gjykatës për largimin e Feim Salihut të zbatohet. /Kosovapress/Telegrafi/