Me rastin e festave të Vitit të Ri, ‘Halkbank’ njofton se pensioni i dhjetorit do të paguhet më 30.12.2019 ndaj të gjithë pensionistët që pensionin e tyre e marrin nga Fondi për Sigurim Invalidor dhe Pensional në xhirollogarinë e ‘HalkBank’.
Në këtë mënyrë ‘Halkbank’ dëshiron që pensionistëve t’ua mundësojë që sa më mirë t’i kalojnë festat e fundvitit.
Nga muaji i ardhshëm pagesa e pensionit do të vazhdojë të paguhet me datën 1 të çdo muaji, përkatësisht nëse data 1 është gjatë fundjavës, pagesa do të ndodhë ditën e ardhshme të punës.