“Halkbank” në partneritet me “Mastercard” dhe Lidhjen e sporteve “Sporti për të gjithë – të gjithë për sportin”, ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit për ngjarjet e tretë sportive “Ohri vrapon”, e cila këtë vit do të mbahet në periudhë prej 31 maj deri 2 qershor në Ohër.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është promovimi i traditës së sportit, zbavitjes dhe edukimit për gjithë pjesëmarrësit, por edhe kontributi për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj ngjarja në mënyrë që të rritet dhe të bashkojë njerëzit me interesa të njëjta ose të ngjashme, e më pas të trashëgohet edhe tek gjeneratat e ardhshme dhe ta vendos Ohrin në hartën botërore të aktiviteteve sportive.
“Për ne vazhdimi i partneritetit vjen në mënyrë natyrore dhe paraqet lëvizje logjike në përputhje me misionin tonë për të ndërtuar partneritete afatgjate me partnerët tanë, të cilët ndajnë vlera të njëjta ose të ngjashme. ‘Ohri vrapon’ nga viti në vit rritet në një ngjarje të madhe rekreative-sportive në pjesën perëndimore të vendit tonë, ndërsa ne mbetemi partneri i besueshëm i tyre në përpjekjet për të avancuar zhvillimin ekonomik lokal, si dhe ngritjen e vetëdijes për edukim me mënyra të shëndetshme të jetesës dhe ruajtjen e mjedisit, pasi për Halkbank të rëndësishëm janë njerëzit dhe bashkësia”, thonë nga Halkbank.
Sporti dhe aktivitetet sportive janë vetëm një fije ku Halkbank si kompani shoqërore, vepron dhe investon altruizëm.
Përveç partneritetit me “Ohri vrapon”, Halkbank është treguar si mbështetëse e sportit dhe promovimit të shëndetit dhe jetës aktive, për të cilat flasin partneriteti me Federatën e Hendbollit të Maqedonisë, më pas kampi hendbollit “Kirill Llazarov 7”, si dhe një numër i madh i aktiviteteve në bashkësitë lokale, përmes donacioneve në manifestimet sportive.
Si vitin e kaluar, ashtu edhe këtë vit, fundjava prej 31 majit deri 2 qershor është rezervuar për shoqërim dhe sport në Ohër, ku ekipi i Halkbank sërish do të jetë pjesë e programit të “Ohrid running weekend” dhe “Ohri vrapon”, së bashku me një numër të madh të dashamirëve të sportit dhe vrapimit./Telegrafi/