Sot në hapësirat e Biznes qendrës së Halkbank u mbajt eveniment i Odës ekonomike Maqedoni- Turqi (MATTO) i cili ju përkushtua punës së suksesshme dhe rëndësisë së ”Halkbank AD Skopje” në Maqedoni.
Në këtë eveniment morrën pjesë biznes partnerë dhe anëtarë të MATTO si dhe personalitete eminente nga sektori ekonomik në shtet, para të cilëve u potencuan karakteristikat më të forta të bankës si aktor aktiv në biznesin e Maqedonisë.
Ndër të tjerat, u theksua se inovacioni në proceset dhe shërbimet janë një ndër karakteristikat më të forta të Halkbank e cila përmes përdorimit të strategjive të përshtatura dhe duke krijuar produkte dhe shërbime për klientët mikro, të vegjël dhe të mesëm, u bë lider në zgjerimin e vizionit të sistemit bankar në Maqedoni.
Në kuadër të këtij evenimenti, fjalim pati edhe d-r Bilall Suxhubashi, drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Halkbank, i cili theksoi rëndësinë e Halkbank në ekonominë në Maqedoni dhe traditën 25 vjeçare të ekzistimit të bankës në vend, nga të cilat 6 vite punë nën brendin Halkbank.
Ai i potencoi edhe aktivitetet që Banka po i zbaton në pjesën e mbështetjes së sektorit real në Maqedoni si dhe punën e tyre me përkushtim në drejtim të përmirësimit dhe implementimit të vazhdueshëm të produketeve dhe shërbimeve inovative.
„Nga themelimi ynë e këtej, target grupi ynë janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) të cilat paraqesin gurthemel të ekonomisë. Por, Halkbank AD Skopje paralelisht i mbështet të gjithë sektorët e ekonomisë dhe të gjitha shtresat afariste. Në kushtet e vendosjes së mirë organizative të Bankës, vazhdojmë në ndërtimin e marrëdhënieve afariste dhe zhvillimin e mundësive të reja, posaçërsiht në pjesën e klientëve NVM. Për këtë qëllim, Banka lansoi disa produkte të reja, ESNAF, REHATI dhe kreditë PROMO PLUS, me qëllim që në mënyrë adekuate tu përgjigjemi kërkesave të klientëve, duke i mbështetur nevojat e tyre vijuese për mjete themelore dhe kapital xhirues me kushte konkurrente të tregut. Në vitin 2018 do të vazhdojmë me mbështetjen e projekteve të komunitetit të biznesit dhe përmes linjave kreditore nga institucionet ndërkombëtare financiare. Si një ndër prioritetet më kryesore të Bankës për vitin 2018 është edhe lansimi i produkteve kreditore për mbështetjen e zejtarisë në Republikën e Maqedonisë përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me Odën e Zejtarëve të Republikës së Maqedonisë. “ tha d-r Bilall Suxhubashi, drejtor i përgjithshëm ekzekutues i Halkbank.
Në fjalimin e tij, ai i potencoi edhe planet për vitin 2018, duke theksuar se Halkbank si kompani e fuqishme do të vazhdojë të investojë në rritjen e vet, e me këtë edhe në rritjen e sektorit të përgjithshëm. Përmes investimit dhe zgjerimit të personelit, përmes përforcimit të kapitalit duke riinvestuar të hyrat e realizuara, përmes avancimit të proceseve dhe produkteve, përmes investimit dhe mbështetjes së bizneseve lokale si dhe përmes financimit dhe kujdesit për tërë popullatën, kjo bankë do të vazhdojë të kontribuojë në shtet me rezultate të konsiderueshme ekonomiko-sociale.
„Banka jonë është bankë me traditë. Gjatë përvojës shumëvjeçare, me klientët ndërtojmë marrëdhënie që bazohen në besim, cilësi, kënaqësi dhe siguri. Objektivi ynë është të bëhemi partner i besueshëm dhe pëmbushës për klientin tonë. Punojmë sipas vlerave korporative të vendosura në mënyrë strikte. Po rritemi duke ju falimnderuar vlerave të demonstruara mbi mesatare të personelit tonë. Poo rritemi mbi bazën e punës për të krijuar vlerë të shtuar për klientët tonë. Përkushtimi dhe profesionalizmi në përmbushjen e objektivave tona, në fund i sjellin edhe rezultatet pozitive. Me objektiva të njëjta, por me kapacitete edhe më të mëdha për të investuar, do të vazhdojmë edhe në të ardhmen.“, përfundoi fjalimin drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Halkbank.
Në këtë eveniment u prezantuan edhe rezultatet financiare të bankës, duke potencuar vitin e fundit.
Me rritje stabile sa i përket aktivës dhe pasivës, rezultati përfundimtar në fund të vitit është neto profiti i realizuar prej 8.77 milionë euro, duke mbajtur normë të lartë të kthimit të kapitalit prej 10,6%. Rritje të rëndësishme ka pasur edhe kategoria e mjeteve duke arritur shumën prej 686,6 milionë euro në fund të vitit.
Në vitin 2017, në kushtet e normave të ulta të interesit dhe uljes së kërkesës për kredi, posaçërisht te sektori korporativ, Halkbank arriti të rrisë portofolin e përgjithshëm kreditor për 73 milionë euro ose 19,2%. Në këtë segment tregu i përgjithshëm u rrit për 5,7%.
Sa i përket aspektit të kreditimit të sektorit korporativ veçanërisht në pjesën e NVM, Halkbank arriti rritje prej 41,5 milionë euro ose 21,6% që është barabartë me 58% nga rritja e përgjithshme e tregut në pjesën e kreditimit të subjekteve juridike. Paralelisht e ruajti nivelin e ultë të plasmaneve të këqija me vetëm 0.56% çka paraqet edhe një tregues për rritjen e shëndoshë. Në të njëjtën kohë, baza depozituese e Halkbank u rrit për 85 milionë euro, respektivisht 23,80% – më e larta në treg, ndërsa tregu i depozitave në Maqedoni, vitin e njëjtë arriti rritje prej vetëm 5,40%.
Përndryshe, Oda ekonomike MATTO numëron më tepër se 60 anëtarë dhe rregullisht organizon takime, mbledhje dhe evenimente për komunitetin turko-maqedonas, me qëllim të rritjes dhe zhvillimit të aktiviteteve biznesore të anëtarëve të saj në sferën e veprimit të tyre dhe rritjes dhe përmirësimit të rezultateve të tyre.