Telegrafi

Halk Bank ka blerë kompaninë e sigurimeve Nova SH.A në Maqedoni

Bursa e Maqedonisë ka publikuar informacionin se aksionet e Sigurimeve Nova SH.A janë shitur për 3.2 milionë euro tek banka Halk Bank SH.A Shkup, gjë që do të thotë se banka në fjalë do të posedojë 100 përqind të kapitalit të kompanisë për sigurime.

Drejtori gjeneral i Halk Bank, Bilal Suxhubashi ka thënë se me këtë hap janë duke e ndjekur aktivitetin e qendrës së kësaj banke në Turqi.
“Duke e ndjekur praksën e bankës kryesore në Turqi, që është pronare e Halk Sigorta dhe me qëllim të zgjerimin e aktivitetit të brendeve tona, prej tani në Halk do të jepen edhe shërbime të sigurimeve. Me këtë, jam i bindur se pozita e Halk Bank në vend do të forcohet dhe do të jep garancë për veprim edhe në një drejtim tjetër në sektorin e financave në vend” përfundon Suxhubashi.

Përndryshe, shit-blerja e Sigurimeve Nova SH.A është bërë më 9 janar, ndërsa kompania e sigurimeve nën brendin Halk do të vazhdojë të punojë në periudhën që vjen. /Telegrafi/