Një debat në mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla dhe kryesuesit Xhavit Haliti, ka bërë që deputetët e VV-së ta lëshojnë sallën e Kuvendit të Kosovës.
Derisa Sveçla ka drejtuar akuza ndaj Ardiana Hogjiq, kryesuesi Xhavit Haliti ia ka ndal fjalën duke thënë se po ofendon me çështje familjare.
Pas kësaj deputetët e VV-së, kanë lëshuar seancën. Kurse, deputeti Sami Kurteshi derisa dilte nga salla, i ka thënë Halitit se nuk njeh debat por vetëm frikën.