Telegrafi

Haliti: Vetëvendosje ka manipuluar votuesit e rinj (Video)

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se nëse një parti do të bënte një skenar të tillë në Kuvend, ashtu siç ka bërë Vetëvendosje, nuk do të fitonte as 2 % të votave.

Më tutje në “Debat Plus” në RTV Dukagjini Haliti, tha se pavarësisht atyre që kanë bërë, në kuvend, kanë pasur rritje në vota, gjë për të cilën siç thotë ai, bravo ju qoftë.

Ai ka theksuar se Ligji i zgjedhjeve është shumë i keq.

Sipas tij, edhe ligji edhe Kushtetuta duhet të ndërrohet sa i përket çështjes së zgjedhjeve dhe të mocionit për qeverinë.

“Që të mundësohet që në të ardhmen të mos bie qeveria siç ka rënë, duhet të amendamentohen rregullat”, tha Haliti.

Sipas tij, Kushtetuta e Kosovës nuk duhet të lihet të interpretohet, por të jetë e qartë. Haliti ka thënë se Kadri Veseli do të votohet si kryeparlamentar.

Në “Debat D-Plus” u debatua në temën “Rruga e PDK-së”, ku panelistë nga PDK-ja ishin deputeti Xhavit Haliti dhe Lirak Çelaj, përballë analistëve Imer Mushkolaj dhe Valon Syla. /RTV D/Telegrafi/