Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka bërë një kërkesë publike në drejtim të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Haliti ka kërkuar nga Rama që të hapë disa qendra vaksinimi në Shqipëri edhe për qytetarët e Kosovës pasi sipas tij gjendja te ne është shumë e rëndë.
“Vëlla i dashur Edi, kryeministër i Shqipërisë, marrë parasysh gjendjen e rëndë në Kosovë me pandeminë COVID-19, dhe në anën tjetër, neglizhencën e institucioneve të vendit për të siguruar vaksinën, të bëjë thirrje që të hapni disa qendra vaksinimi për të gjithë qytetarët e Kosovës”.
Deputeti opozitar thotë se një veprim i tillë do të ishte i domosdoshëm në këtë kohë të vështirë, duke shtuar se ai do të ishte i gatshëm të vaksionohet me cilëndo vaksinë.
“Prandaj, vepro sa më shpejt si me rastin e punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, për të shpëtuar jetë njerëzish.
Unë dua të vaksinohem me cilëndo vaksinë që janë duke u vaksionuar bashkëkombasit e mi në Shqipëri. E, si unë janë shumë në Kosovë.
Kryeministër na ndihmo të lutem që ta kalojmë edhe këtë sfidë që e ka goditur njerëzimin”, ka shkruar më tej halite në Facebook./Telegrafi/