Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka folur për procedurën se si do të shkojë seanca e parë e Legjislaturës së re që do të mbahet më 3 gusht.
“Me 3 gusht bëhet verifikimi i mandateve nga komisioni. Do të bëhet betimi i deputetëve. Do të shkohet nëse ka deputetë që nuk janë në sallë. Do të votohet për kryetar të Parlamentit e nënkryetarët”, tha ai sot në emisionin Imazh në RTK. “Unë besoj se pa marrë parasysh se do ta votojë VV, kryetari i Kuvendit do të marrë besimin në votimin e parë”.
Haliti ka folur edhe për ulëset që janë të caktuara për deputetët.
“Mua me pëlqen modeli gjerman”, tha ai duke shtuar se tek ne është e trashëguara nga odat se kush ulet më përpara është ka më rëndësi.