Telegrafi

Haliti: S’po bëjmë presion

Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Behxhet Haliti tha se inspektorët e këtij institucioni po respektojnë ligjin dhe në asnjë moment nuk po i ndëshkojnë bizneset pa bazë.

Sipas tij, sivjet inspektorët do të jenë më aktivë jo vetëm për shkak të obligimeve që u ka bërë qeveria, por edhe për shkak të përmirësimit të kushteve të administratës. Haliti theksoi se pritet që për vitin 2011 të përmbushen objektivat e që kanë të bëjnë me grumbullimin e rreth 270 milionë euro nga tatimet. /Telegrafi/