Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka treguar se pos tre të infektuarve në Viti kanë rezultuar të shëruar edhe tre persona.
Haliti në RTV Dukagjini thotë se sot në Viti janë bërë 13 testime për COVID-19 kur tre prej tyre kanë rezultuar pozitiv, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë se tri rastet e reja me COVID-19 janë raste kontakti dhe situata do të mbahet në kontroll.
Kryetari i Komunës së Vitisë thotë se sot ka pasur edhe tre të shëruar në këtë komunë.
“Nga numri i përgjithshëm i të prekurve që janë 52 në komunën tonë shtatë prej tyre janë tashmë të shëruar por presim edhe të shëruar të tjerë”.
Nga 10 rastet e konfirmuara sot me COVID-19 tri prej tyre ishin nga Komuna e Vitisë përkatësisht nga fshati Ramjan./Telegrafi/