Telegrafi

Haliti: Me Serbinë nuk po negociojmë për njohje, por për relaksim raportesh

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka folur për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se jemi në negociata për t’i relaksuar ato.

Haliti gjithashtu tha se nuk beson që ka mosbesim ndaj politikës amerikane, por sipas tij, do të duhej të bisedohej me ta nëse ka ndonjë shqetësim.

“Ne jemi në negociata, jo për ta njohur Serbia Kosovën dhe Kosova Serbinë, por jemi për t’i relaksuar raportet. Unë po çuditem, ose nuk marrin vesh nga politika, ose nuk marrin vesh nga qëndrimet amerikane”, ka thënë Haliti për Klan Kosova.

“Nuk e besoj që ka mosbesim ndaj politikës amerikane, por do të duhej të bisedohej me ta nëse ka ndonjë shqetësim dhe unë po besoj se ata janë të hapur për ta trajtuar secilin problem që neve na intereson në këto raporte”, është shprehur Haliti.