Site icon Telegrafi

Haliti: Serbia nuk ka shanse ta sulmojë Kosovën, atë jemi duke e dëmtuar ne

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka bërë një përshkrim të zhvillimeve politike në vend, që nga fillimi i luftës, zhvillimi i negociatave në Konferencën e Rambujes dhe gjatë procesit të bërjes së shtetit.

“Nuk frikësohem që ushtria e Serbisë do ta sulmojë Kosovën, as në jug e as në veri. Nuk ka shans Serbia me sulmua Kosovën. Kosovën jemi duke e dëmtuar ne”, ka theksuar Haliti.

Ai ka qenë kritik ndaj të gjithë përfaqësuesve politik të vendit, që nga paslufta, pasi sipas tij mesazhet që Kosova po i dërgon miqve tanë, janë zhgënjyese. Po ashtu ai ka pohuar se në bisedime, janë zotuar që serbët e Kosovës do të trajtohen më mirë se serbët në Serbi, të cilin premtim thotë se nuk e kanë mbajtur.

“Duhet të gjenden rrugë, edhe me presidentin të ulen me partitë politike, dhe ai të sqarojë, jo të gjitha gjerat të thuhen para mediave, por të sqarohen ato, e jo të flitet pa u sqaruar mirë. Hapni kartat dhe t’i gjeni zgjidhjet dhe të premtoni se nuk do të flisni për media në momentin që do të dilni nga aty”, tha Haliti. /KP/Telegrafi/

Exit mobile version