Site icon Telegrafi

Haliti: Repartet që trajtojnë pacientët me COVID-19 në Spitalin e Pejës, mjaft të ngarkuara

Drejtori i Spitalit të Pejës Muhamet Haliti ka thënë për RTV Dukagjinin se në këtë institucion shëndetësorë janë duke u trajtuar 127 pacientë më COVID-19.

“Repartet që trajtojnë pacientët me coronavirus janë mjaft të ngarkuara, por gjendja është e manegjueshme. Nga këta pacientë 107 janë në okisigjenoterapi, një është i intubuar ndërsa dy të tjerë janë në CIPAP”, tha ai, përcjell telegrafi.

Haliti thotë se deri më tani nuk kanë pasur vështirësi për furnizim me oksigjen por sipas tij kërkesa e madhe për oksigjen po shteron sasitë e rezervave.

Drejtori i Spitalit të Pejës thotë se ka pasur raste kur një infektolog është rikthyer nga pensionimi për të mos lenë keq pacientët me coronavirus.

“Në këtë fazë të dytë të pandemisë, të gjithë mjekët i kemi angazhuar për të trajtuar pacientët me coronavirus”.

Haliti thotë se për momentin 30 punëtorë shëndetësorë në këtë spital janë të prekur me coronavirus./Telegrafi/

Exit mobile version