Nënkryetari i PDK-së Xhavit Haliti ka thënë se koalicioni LDK-PDK do të vazhdojë edhe më tutje.
Në emisionin “Debat” në televizionin publik Haliti tha se ky koalicion do të vazhdojë deri në fund të mandatit.
Haliti është pyetur edhe për Gjykatën Speciale por ai tha se për këtë nuk çka të diskutohet pasi që institucionet e kanë kryer punën e vet.
Ai tha se nuk e di kush akuzohet nga Gjykata Speciale duke dashur as të komentojë raportin e Dick Martyt nga ku edhe kanë nisur hetimet e Gjykatës Speciale.
Haliti përsëriti se njerëzit e LDK-së kanë kontribuar në akuzat ndaj njerëzve të UÇK-së.