11 nga 21 drejtorët e institucioneve arsimore në Viti e kanë pranuar se janë anëtarë të partisë së kryetarit, Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në emisionin ‘Jeta në Komunë’, kryetari Sokol Haliti e ka ndjekur videon ku disa nga drejtorët e pranojnë që janë anëtarë të LDK-së, e disa nuk e tregojnë partinë.
I pyetur nga moderatorja Jeta Xharra se përse duhet që domosdoshmërishtë të ‘rreshtohesh’ në parti për t`u bërë drejtor, Haliti tha se drejtorët në fjalë janë shumë të kualifikuar për punën e tyre.
Bekim Azizi asamblist nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), tha se në Viti drejtorë bëhen vetëm anëtarët e LDK-së.
“Të partive tjera as që konkurrojnë sepse dihet aty, secili e dimi kush bohet drejtor i gjeni edhe njo dy vet për mu bo tre edhe me kalu konkursin”, tha ai./kallxo.com