Site icon Telegrafi

Haliti: PDK do të angazhohet për fuqizimin e mëtejm të rolit të gruas

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Xhavit Haliti, duke e vlerësuar rolin e grave në shoqëri, është zotuar se PDK do të angazhohet për fuqizimin e mëtejmë të tyre.

Haliti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se gratë janë shtyllë e familjes, shoqërisë, shtetit dhe kombit.

“Gratë u angazhuan dhe kontribuuan shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. PDK do të angazhohet për fuqizimin e mëtejm të rolit të gruas në shoqëri”, ka shkruar Haliti.

Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës në hotel Emerald, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka prezantuar platformën qeverisëse për gratë. /Telegrafi/

Exit mobile version