Site icon Telegrafi

Haliti: PDK ende nuk i ka caktuar ministrat

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti tha se kryesia e partisë ende nuk ka vendosur për emrat e ministrave të Qeverisë Haradinaj edhe pse janë lakuar disa emrat si kandidatë të mundshëm.

Ai po ashtu tha se nuk ka asnjë informatë për ardhjen apo jo të Listës Serbe në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

“Jo nuk kam asnjë informatë. Si nënkryetar i Kuvend e di që seanca do të mbahet”, ka thënë Haliti, raporton Telegrafi.

Mbledhja e Kryesisë së PDK,  e cila ishte caktuar të mbahet në orën 14.00, është shtyrë për në orën 15:15. /Telegrafi/

Exit mobile version