Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i ka ndërprerë fjalën deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit.
Kjo e fundit në fjalimin e saj në seancën e jashtëzakonshme për përjashtimin e Kosovës nga EQAR ka folur se si pushteti e ka kap shtetin.
Sipas saj të gjitha pushtetet deri më sot zgjodhën rrugën e shkatërrimit.
Tutje Pacolli nga foltorja e Kuvendit ka bërë thirrje për protesta nga ana e studentëve.
E fjalimin Pacollit ia ka ndalur nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti.
Ai thotë se nuk lejon që nga Kuvendi të bëhen thirrje të tilla. Haliti thotë se VV-ja e ka djegë parlamentin e Kosovës.
“Nuk ka me thirr për luftë nga parlamenti. Ju e keni djegë parlamentin e Kosovës, i keni djegë rrugët. Shko në vend sa nuk të ka çua policia”, i ka thënë Haliti Pacollit të VV-së.
Por pak minuta më pas nënkryetari i ka dhënë sërish fjalën Pacollit rreth kësaj çështjeje.